Flash

Zhduken dy vëllezër në Shkodër

Lapsi.al 15 June 2022
Zhduken dy vëllezër në Shkodër

Dy fëmijë janë zhdukur në Shkodër, që nga 1 qershori. Ka qenë nëna e tyre Donika Kola, e cila ka denoncuar në policinë e Shkodrës zhdukjen e dy djemve të saj të mitur.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, gruaja thotë se dy djemtë të moshës 15 dhe 17 vjeç, janë larguar nga shtëpia që prej datës 1 të këtij muaji dhe nuk janë kthyer më.

“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit  K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre”, thotë Policia e Shkodrës në njoftimin e saj për mediat.

Të këshilluara

Asgjësohen 560 rrënjë kanabisi në Velipojë

Rreth 560 rrënjë kanabis janë asgjësuar në zonën e Velipojës. Asgjësimi i bimëve narkotike është bërë nga efektivë të policisë së Shkodrës. Bëhet me dije se ...

12:50

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI