Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Flasin fqinjët e shqiptares që vrau djalin 2-vjeçar në Spanjë

Lapsi.al 16 June 2022
Flasin fqinjët e shqiptares që vrau djalin 2-vjeçar në

Në qytetin Bigastro të Alicante në Spanjë nuk flitet për asgjë tjetër përveçse vdekjes së një djali 2-vjeçar shqiptar në trupin e të cilit kishte mavijosje të ndryshme. Në fillim çështja u trajtua si një aksident në familje, por duke parë se lëndimet nuk përputheshin me versionin e nënës, policia e konsideroi si “vdekje të dhunshme”.

Nëna e fëmijës e identifikuar si Hatixhe Kamxhiu tani ndodhet në burg e akuzuar për vrasjen e njërit prej fëmijëve të saj dhe për plagosjen e binjakut tjetër.

“Në fillim u tha se ai kishte rënë nga një karrige e lartë”, - shpjegon për mediat vendase një grua e këtij qyteti.

Në fillim fqinjët e kanë empatizuar shumë nënën, 32-vjeçare shqiptare pasi menduan se fëmija e saj kishte pësuar një aksident fatal.

Vrau djalin dhe postoi shiritin e zi në Facebook, miqtë ngushëllonin nënën  shqiptare | Gazeta Fjala

“Ne iu bashkuam asaj sepse të tillë jemi këtu”, - thotë një tjetër nga fqinjët.

Ishte nëna e të vegjëlve që telefonoi në numrin e telefonit të urgjencës më 11 qershor për të lajmëruar aksidentin e supozuar që kishte pësuar një nga fëmijët e saj.

Hetuesit vunë re se edhe vëllai i tij binjak kishte mavijosje në trup. Ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Alicantes ku iu krye një studim i detajuar i dëmtimeve.

EMRI+FOTO/ Kjo është nëna shqiptare që dhunoi për vdekje djalin e saj  2-vjeçar në Spanjë, shikoni çfarë postoi në “FB” pas ngjarjes –  Balkanweb.com – News24

Hatixhja nuk kishte precedentë penalë, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga droga. Të njohurit e saj thonë se ajo ishte një grua të vetmuar dhe me pak miq.

"Ajo ishte gjithmonë shumë nervoze. Qortonte fëmijët e saj për gjithçka" - thotë një fqinj.

“Ajo u bërtiste gjithmonë", - thotë një tjetër që e kishte pytur gruan një ditë se përse djali kishte shenja kafshimi në krahë, por ajo ishte justifikuar se fëmijët ishin grindur me njëri – tjetrin.

“Një ditë i thashë të mos i qortojë kështu fëmijët”, - shpjegon një nga fqinjët.

Rape to death 2-year-old boy, Albanian mother arrested in Spain (PHOTO)

Askush nga fqinjët nuk e di kush është babai pasi ajo ka ardhur e vetme të banojë në këtë qytet. Hatixhja ka edhe një vajzë 9-vjeçare, e cila sipas fqinjëve, mund të jetë në shtëpi me gjyshërit e saj nga babai.

Hatixhe Kamxhiu akuzohet për veprën penale të vrasjes së të miturit dhe plagosjen e vëllait binjak. Ajo vetë i ka mohuar akuzat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI