Flash

Kërcënon infermierin me sëpatë e thikë, arrestohet 47-vjeçari në Maliq

Lapsi.al 16 June 2022
Kërcënon infermierin me sëpatë e thikë, arrestohet

Një 47-vjeçar është arerstuar në Maliq, pasi ka ka kanosur për shkak të detyrës, me një mjet të mprehtë dhe një send të fortë, shtetasin B. R, infemier.

Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Klocë, në ambientet e brendshme të ambulancës të këtij fshati, ka kanosur për shkak të detyrës, me një mjet të mprehtë dhe një send të fortë, shtetasin B. R., me detyrë infermier. Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj shtetasit R. Gj., i gjetën një thikë, një sëpatë dhe një levë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Aksion në Tiranë, kapen armë e municione

Armë dhe municione, janë kapur gjatë një aksioni policor të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Siç shihet në pamje, armët ishin të futura brenda disa...

08:23

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI