Flash

Lirohet pas 41-vitesh atentatori i presidentit amerikan Ronald Reagan

Lapsi.al 16 June 2022
Lirohet pas 41-vitesh atentatori i presidentit amerikan Ronald Reagan

Lirohet nga çdo kufizim, duke mbyllur kështu një kapitull të zi në historinë amerikane, John Hinkley, atentatori i Ronald Reagan, sipas mediave të huaja.

“Pas 41 vitesh, dy muajsh e 15 ditësh më në fund jam i lirë”, tha njeriu që për dashurinë e Jodie Foster plagosi presidentin e atëhershëm amerikan më 30 mars 1981 dhe plagosi  zëdhënësin e atëhershëm të Shtëpisë së Bardhë, Jim Brady.

Njoftimi i John Hinkley shënon fundin e dekadave të kontrolleve të qeverisë amerikane: tani e tutje ai do të jetë në gjendje të lëvizë lirshëm.

“Nëse Ronald Reagan nuk do të kishte qenë objektivi, kufizimet do të ishin hequr shumë kohë më parë,” tha gjykatësi.

Më 30 mars 1981, John Hinckley, atëherë 25-vjeç donte të tërhiqte vëmendjen e aktores Jodie Foster, me të cilën ishte i dashuruar. Ai qëlloi presidentin amerikan Ronald Reagan, i cili po dilte nga një hotel në Uashington.

Reagan u plagos rëndë, por u shërua plotësisht pas operacionit. Zëdhënësi i tij James “Jim” Brady, i cili ishte pranë tij, u qëllua në kokë mbijetoi, por pësoi dëmtim të përhershëm të trurit që e ka detyruar atë të mbetet në karrige me rrota. Gjithashtu u plagosën, edhe dy agjentë që mbrojtjen e presidentit.

I njohur si i sëmurë mendor, Hinkli nuk u dënua, por u dërgua në një spital psikiatrik. Drama e Brady, e përfshirë në mënyrë aktive në iniciativat për mbrojtjen e personave të dëmtuar nga truri, u kujtua, në një ceremoni në Ambasadën e Italisë në Uashington, nga ish-presidenti Bill Clinton, i cili nënshkroi ligjin e parë të Shteteve të Bashkuara për këtë qëllim.

Reagan përfundoi një mandat të dyfishtë deri më 20 janar 1989 dhe më pas ndërroi jetë më 5 qershor 2004 në moshën 93-vjeçare.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI