Flash

U kap me 20 kg kokainë/ Zbardhet çfarë u tha Agim Kajmaku hetuesve italianë

Lapsi.al 16 June 2022
U kap me 20 kg kokainë/ Zbardhet çfarë u tha Agim Kajmaku

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku me 20 kilogram kokainë.

Lajmi u bë publik të hënën, por arrestimi kishte ndodhur që në 27 maj nga karabinierët e San Benedetto brenda një fidanishteje në Grottammare. Droga është dërguar në Ankona për t'u analizuar dhe për të përcaktuar përqindjen e pastërtisë së saj.

Sipas të njëjtave burime, hetuesit vijojnë punën për të zbardhur se si ka mbërritur në fidanishte 18.8 kilogramët kokainë e cila ishte fshehur në vazot e bimëve të blera nga ish-kryebashkiaku dhe nipi i tij 34-vjeçar.

Të dy po mbahen në burgun e Fermos. Ata vazhdojnë të përsërisin se nuk kanë asnjë dijeni për praninë e drogës në vazot e luleve. Avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino thotë se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij.

Ai gjithashtu flet për mjetin e krimit, një çantë me shirit natriban, por i njëjti shirit nuk ishte përdorur për paketimin e pakove me kokainë të fshehura në dheun e bimëve të sekuestruara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Turizmi, as Kroacia nuk ka fuqi punëtore

Turistët po vërshojnë drejt Kroacisë për sezonin e ri turistik por vendi i Adriatikut thotë se nuk ka punonjës të mjaftueshëm turizmi për vizitorët e saj. Au...

18:30

Digjet një shtëpi në Elbasan

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në një banesë në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Flakët kanë shkrumbuar tërësisht objektin në tërësi, ndërsa fa...

18:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI