Flash

Video/ Nga bari i Anfield në baltën e Senegalit: fshatin e lindjes, Manè luan në kushte të paimagjinueshme

Lapsi.al 16 June 2022
Video/ Nga bari i Anfield në baltën e Senegalit: fshatin e lindjes,
Ndërsa Bayern Mynih vazhdon të insistojë me Liverpool për ta sjellë në Bavari, Sadio Manè është me pushime në vendin e tij të lindjes, Senegal, ku ai është shumë më tepër se një idhull. Të hënën, sulmuesi mori pjesë në një ndeshje futbolli të luajtur në fshatin e tij të fëmijërisë, në fushën ku filloi historia e tij futbollistike. Një ndeshje plot me yje të vendit afrikan, që pavarësisht motit të pafavorshëm dhe fushës thuajse të paluajtshme, i çoi në delir shikuesit e shumtë të pranishëm. Sadio Manè u kthye në fshatin e tij të fëmijërisë në Senegal për të marrë pjesë në një ndeshje në fushën ku u rrit. Sulmuesi, i cili duket se do të largohet nga Liverpool për t'u transferuar në Bundesligë te Bayern Mynih, është rikthyer në Bambali për të marrë pjesë në një ndeshje të mbushur me yje të futbollit afrikan. Në sfidë morën pjesë edhe ish-sulmuesi i Newcastle Papiss Cisse dhe ish-sulmuesi i Liverpool El-Hadji Diouf, si dhe bashkëlojtari i kombëtares senegaleze Mbaye Diagne dhe ylli i Beninit Desire Segbe. Manè publikoi një postim në Instagram duke përfshirë një foto dhe një video të ndeshjes, të luajtur në një fushë pothuajse të paluajtshme për shkak të baltës, si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm: "Kthim në origjinë me një ndeshje gala në fushën e Bambali, ku filloi gjithçka!!!”, ka shkruar sulmuesi senegalez, i cili më pas falënderoi yjet e tjerë të pranishëm: “Një falënderim nga zemra për vëllezërit e mi Papiss Cissè, Mbaye Diagne, Desire Segbe dhe pa harruar idhullin tim të përjetshëm, legjendarin El-Hadji Diouf”. Një ditë gëzimi për tifozët e shumtë të grumbulluar rreth fushës së lojës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI