Flash

I akuzuar për vrasjen e të riut në Korçë, lihet në burg Lulzim Spahia

Lapsi.al 17 June 2022
I akuzuar për vrasjen e të riut në Korçë, lihet

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Lulzim Spahian, i arrestuar mbrëmjen e së martës ku u kap me një sasi droge.

Ndërkohë ky shtetas ishte në kërkim edhe për një vrasje rreth një vit më Parë në Korçë.

27-vjeçari tashmë do transportohet për në gjykatën Durrësit, ku në 12:00 do zhvillohet seanca për caktimin e një mase tjetër sigurie , dhënë ndaj tij në mungese për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërkohë neser Spahia do dalë përpara gjykatës së Korçës, ku do njihet me masën e sigurisë arrest me burg, dhënë ndaj tij në mungesë dhe akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e  Fridman Xhaferrajt, në qershor të vitit të shkuar. Trupi i tij u gjet i hedhur në rezervuar disa ditë më pas.

Përveç Spahias për këtë ngjarje është arrestuar edhe ku autorët e dyshuar Kristi Bixheku. Të dy këta shtetas pasi ekzekutuan të riun e hodhën në një rezervuar në Ersekë për të fshehur gjurmët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI