Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Medvedev tallet me liderët e BE: Ngrënës bretkosash, mëlçish dhe makaronash

Lapsi.al 17 June 2022
Medvedev tallet me liderët e BE: Ngrënës bretkosash,
"Kjo është ajo që njohësit evropianë të bretkosave, mëlçive dhe spagetit duan: Të vizitojnë Kievin". Komentin e ashpër e kja bërë në Twitter nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev. Ai ka ironizuar udhëtimin në Kiev të presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit italian Mario Draghi. Skifteri i Putinit shkruan: "Evropianët duan të vizitojnë Kievin, por është e kotë sepse kjo nuk e afron Ukrainën me paqen. Ata ngritën gorilka (vodka, por Medvedev përdori fjalën që parlamenti ukrainas kërkoi të përdorte në vend të saj) dhe shkuan në shtëpi me tren, si 100 vjet më parë. Dhe gjithçka është në rregull". Për nënpresidentin e Këshillit të Sigurimit rus, përfitimet e këtij udhëtimi janë zero. “Kanë premtuar sërish se do të hyjë në BE”, - ka shkruar duke e mbyllur me një paralajmërim: "Koha po mbaron" ndoshta duke iu referuar konfliktit në Ukrainë, i cili tani ka arritur në ditën e 113-të. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI