Flash

Nafta çmim rekord/ Rama gjen momentin të premtojë garat e Formula 1 në Shqipëri

Lapsi.al 17 June 2022
Nafta çmim rekord/ Rama gjen momentin të premtojë garat e

Ditën që qeveria bekoi rritjen e çmimit të naftës në nivele rekord, me 165 lekë për litër, kryeministri Rama hodhi një shashkë për konsum publik që nuk kalon dot pa tërhequr vëmëndjen.

Ai premtoi të sjellë në Shqipëri garat e Formula 1 gjatë panairit të makinave “Automotive Fair Albania”.

“Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm. Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës 1, në një pistë me të gjitha standardet” ishte deklarata që bëri menjëherë xhiron e portaleve.

Duket absurde se si në kulmin e krizës së çmimeve, kryeministri nuk mendon si të zbusë varfërinë, por e ka mendjen te garat me makina, tek luksi i Formula 1.

Që nuk e beson njeri që Rama e ka seriozisht, kjo është e pak por e sigurtë.

Broçkulla si këto janë lëshuar edhe më parë për të trullosur mendjet e popullsisë më të varfër në Europë.

Lajthitje e rrallë ishte ajo e fushatës zgjedhore vitin e kaluar, kur Rama kërkonte votat për mandatin e tretë dhe premtonte një fabrikë vaksinash në Shqipëri. Duke njohur mirë frikën që kishte mbjellë nga Corona, ai e përshkroi atë pa u skuqur, si një fabrikë me teknologji moderne.

“Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjisë së lartë, e cila aktualisht është një ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, kompania farmaceutike që bën distribucionin e vaksinës Sinovac, por që në të njëjtën kohë është prodhuese e shumë vaksinave dhe produkteve të tjera farmaceutike” ishin fjalët që tha pas një vizite në Turqi.

Po me kaq paturpësi u artikulua edhe ideja për të dërguar dy satelitë në hapësirë me emrat Albania 1 dhe Albania 2 gjatë tetorit të vitit të kaluar.

Në një video që publikoi në rrjetet sociale, Rama fliste me një person tjetër në anglisht që i premtonte se satelitët do të ishin gati në mars të këtij viti. Kanë kaluar disa muaj dhe kjo e satelitëve mbetet një ide e paqartë për nga kostot, apo funksionin e tyre.

Janë të paktë ata që premtime të tilla i marrin seriozisht. Në përgjithësi, ato shoqërohen nga meme dhe ironi në mediat sociale, të cilat prezantojnë një klloun për kryeministër.

Në fakt, ky mund të jetë edhe qëllimi i mesazhit që përçon tek qytetarët. Në momentin që ka marrë përsipër përgjegjësinë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, talljet dhe ironitë e njerëzve përtypen më lehtë se mllefi dhe irritimi i qytetarëve./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI