Flash

Putin: SHBA-të pretendojnë se janë të dërguarit e Zotit në Tokë

Lapsi.al 17 June 2022
Putin: SHBA-të pretendojnë se janë të dërguarit e Zotit

Ka rifilluar fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF), i cili u shty për një orë për shkak të një sulmi kibernetik në sistemet SPIEF, sipas skynews.

Në atë që mund të jetë i pari nga një seri pretendimesh të çuditshme, Presidenti Vladimir Putin ka goditur SHBA-në. Sipas tij Amerika vepron sikur ata nuk e kanë vënë re se ka vende të tjera më të fuqishme në botë.

Për më tepër, Putin tha se SHBA prentendon se ata janë të dërguarit e Zotit në Tokë.

“SHBA shpalli fitoren në Luftën e Ftohtë si bëri Londra, dhe më vonë filluan ta mendojnë veten si perëndi në planetin Tokë, të cilët nuk kanë detyra, por vetëm interes”. Bota po sheh “ndryshime vërtet revolucionare në gjeopolitikë”, u tha ai pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.

“Do të ishte gabim të mendojmë se gjatë këtyre ndryshimeve të trazuara, gjithçka do të jetë ashtu siç ishte. Duket sikur elitat në pushtet të disa vendeve perëndimore po punojnë pikërisht nën këto iluzione për të injoruar realitetin, duke luajtur vazhdimisht me fantazmat e së kaluarës,” tha Putin.

Ata mendojnë se dominimi i perëndimit dhe i politikës dhe ekonomisë globale është konstante – por asgjë nuk është e përjetshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI