Flash

Ronaldo "Mbreti" i rrjeteve sociale: Messi, Neymar e Mbappe së bashku nuk e arrijnë dot

Lapsi.al 17 June 2022
Ronaldo "Mbreti" i rrjeteve sociale: Messi, Neymar e Mbappe së

Cristiano Ronaldo konfirmohet si mbreti i padiskutueshëm i rrjeteve sociale mes futbollistëve edhe në sezonin 2021/2022. Kjo është panorama që shfaqet nga monitorimi i vazhdueshëm i Talkwalker, një lider global në Inteligjencën Sociale dhe Konsumatore që mat federatat, ekipet dhe atletët kryesorë globalisht në baza ditore për sa i përket pranisë, ndërveprimeve, ndjekësve dhe partneriteteve në kanale të ndryshme sociale. Pas CR7, i cili krenohet me 1.9 miliardë ndërveprime, janë Messi dhe Neymar, por me numra të përgjysmuar.

Nga 15 gushti 2021 deri më 30 maj 2022, Pleshti regjistroi me 737 milionë ndërveprime, ndërsa braziliani i PSG-së arriti në 613 milionë ndërveprime sociale. "Një rezultat i jashtëzakonshëm për Ronaldon, pavarësisht se klubi i tij në kampionat ka përfunduar vetëm i pesti këtë sezon - komentoi Stefano Russo, Drejtor Media & Sporti i Talkëalker - por, jo çuditërisht, Manchester United është i pari në renditjen tonë speciale kushtuar skuadrave që janë treguar më të fortë në rrjetet sociale”. "Ky është demonstrimi se si performanca e një lojtari individual mund të japë gjithashtu një kontribut të madh për klubet, si dhe për ligat, sa i përket angazhimit në mediat sociale - shtoi ai -. Dominimi social i kampionit portugez është lehtësisht i kuptueshëm duke marrë parasysh se edhe duke mbledhur angazhimin e tre lojtarëve që e ndjekin në renditje, pra Messi, Neymar dhe Mbappè (me 388 milionë ndërveprime sociale), nuk mund të barazohet rezultati i tij”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI