Flash

Takimi me dyer të mbyllura, zbardhet pse Rama kërcënoi kryetarët e bashkive

Lapsi.al 17 June 2022
Takimi me dyer të mbyllura, zbardhet pse Rama kërcënoi

Lajmi më i rëndësishëm në takimin që Edi Rama pasi sot me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve, nuk ishte ai që u transmetua në regjinë e kontrolluar të ERTV. Kur kamerat u fikën dhe aty ngeli vetëm ai dhe Belinda Balluku në sallë, pati debate të ashpra mes Kryeministrit dhe të emëruarve të tij në 60 bashki të vendit përmes zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit 2019.

Po çfarë kishte Edi Rama sot me të vetët? Lapsi.al mëson se me tone kërcënuese ai kërkoi që në këshillat bashkiake të votohet shkrirja e ndërmarrjeve të ujësjellësave nëpër Shqipëri për të krijuar shoqëritë e reja ku aksioneri kryesor do të jetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku. Pjesa më e madhe e bashkive në vend nuk kanë vijuar me këtë proces, duke nxjerr si justifikim se akti refuzohet nga këshillat bashkiakë njëngjyrësh. Pra, kryetarët e bashkive i thonë Ramës se s’ka konsensus mes këshilltarëve për të votuar pro shkrirjes së ndërmarrjeve të ujësjellësave dhe kalimin ne shoqërinë e re ku shumicë me 51% të aksioneve do të jetë Ministria e Infrastrukturës.

Më i guximshmi sot ndër kryetarët që belbëzoi përpara Ramës se ky vendim cënon autonominë e bashkive, ishte kryetari i Beratit, Ervin Demo. Përvecse mori shikimet e vëngërta të Ramës, atë e shpotiti edhe ministrja Belinda Balluku duke i thënë ndër të tjera se “ke mbushur donatorët me llafe se ky vendim cënon autonominë, na ke prishur shumë punë”.

Qesharak doli kryetari i Malësisë së Madhe, i cili i pyetur nga Rama se përse nuk e ka kaluar ende në Këshillin Bashkiak vendimin për ujësjellësin, i dha vetëm këtë përgjigje pohuese: “po pra..”. Të tjerët u zotuan përpara liderit të tyre se do të ecin me porosinë e tij dhe brenda muajit shtator do të heqin dorë nga ndërmarrjet e ujësjellësit.

Çfarë po bën Rama me centralizimin e ndërmarrjeve të ujësjellësave në të gjithë Shqipërinë është një tjetër lëvizje për të përqëndruar akoma më shumë pushtet në duart e Belinda Ballukut. Pasi i kaloi në varësi Postën Shqiptare dhe me këtë rast Balluku nxitoi të shkonte në zyrat e kësaj ndërmarrje shtetërore për t’iu thënë gjithë drejtuesve kryesorë se këtej e tutje keni keni punë me mua, dorëzimi i ujësjellësave tek ajo është një tjetër akt për ta fuqizuar akoma më tej ministren e cila është në një rivalitet thuajse të hapur me Erion Veliajn.

Pas hartës së re gjyqësore që redukton numrin e gjykatave në vend, shkrirja e ndërmarrjeve të ujësjellësave është një tjetër goditje që bëhet në qytete të vendit. Lëvizja më shumë sesa në emër të një menaxhimi më të mirë duket se ka të bëjë me centralizimin e mëtejshëm të parasë dhe pushteti në pak duar. Gjiçka tek Rama dhe super të besuarit e tij. Nëse deri më tani kishim një super ndërmarrje si OSHEE, me centralizimin e ujësjellësave do të kemi një të dytë.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI