Flash

Dodik takohet me Putinin në Shën Petersburg

Lapsi.al 18 June 2022
Dodik takohet me Putinin në Shën Petersburg

Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje e Herzegovinës, Milorad Dodik u takua në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin.

Informacioni për takimin mes tyre u publikua vonë, më 17 qershor, në llogarinë zyrtare në Twitter të Dodik.

Dodik mori pjesë në seancën plenare të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, në të cilin foli Putin.

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg nuk ka qenë i pranishëm gati asnjë zyrtar perëndimor

Gjithashtu më 16 qershor, Dodik foli me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Milorad Dodik, i cili është gjithashtu kreu i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, partia kryesore në Republika Sërpska, ka thënë vazhdimisht se ai mbron neutralitetin kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë.

Dodik njoftoi në 12 qershor se ai “nuk do të lejojë nënshkrimin e asnjë dokumenti politik që cilëson në çfarëdo mënyre konfliktet në Ukrainë” gjatë një takimi midis përfaqësuesve të partive politike të Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) dhe Presidentit të Këshillit Evropian Çarls Michel.

Bosnja dhe Hercegovina iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë në bazë të Strategjisë së Politikës së Jashtme dhe detyrimeve sipas Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit.

Sipas informacionit zyrtar të publikuar në faqen e internetit të Këshillit Evropian, BiH është “harmonizuar me Bashkimin Evropian” në sanksionimin e qindra individëve dhe kompanive nga Rusia. /Rel

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI