Flash

Nxorri jashtë Botërorit Italinë, e larguan nga Serie A. Koreani Ahn flet pas 20 vitesh: "E merituam të fitonim"

Lapsi.al 18 June 2022
Nxorri jashtë Botërorit Italinë, e larguan nga Serie A. Koreani

Ahn Jung-hwan rikthehet të flasë, 20 vjet pasi Koreja e Jugut-Itali u fut në histori për golin e tij të artë, i cili eliminoi të kaltrit e Trapattonit në 1/8 e finaleve dhe për fishkëllimat e arbitrit Moreno: “Kam të njëjtat kujtime të njëzet viteve më parë - tha ai për Gazzetta dello Sport - Ishte një ndeshje e veçantë për mua dhe për vendin tim. Askush nuk besonte se mund ta mposhtnim Italinë. Pas gjithë kësaj kohe, ne ende flasim për vendimet e arbitrave, por mendoj se mjafton të shikojmë përgatitjen që kishim, mënyra se si luanim. Hiddink (atëherë trajneri i Koresë së Jugut) na bëri një ekip të fortë, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Nuk kishim frikë nga askush".

Kupa e Botës në Kore dhe Japoni në 2002 përfaqëson ende një kujtim të hidhur për kombëtaren italiane, por një kujtim shumë të ëmbël për atë koreane, e cila arriti në gjysmëfinale, më pas u eliminua nga Gjermania e Ballack: "Nëse ajo fitore ishte e merituar? Po, mjafton të shikosh rezultatet e ekipit tim kombëtar në miqësoret para Kupës së Botës 2002. Ne humbëm vetëm dy nga tetë ndeshje, kundër Uruguait dhe Francës. Pastaj puna e madhe e bërë nga Hiddink na bëri lojtarë të ndryshëm. Ne e ndjenim se ishim surpriza e madhe e turneut”.

Ishte e pashmangshme të flitej edhe për Bajron Morenon, i cili më 18 qershor 2002 i anuloi Tommasit një gol të rregullt për pozicion jashtë loje dhe që përjashtoi Tottin me një të verdhë të dytë për simulim: “Ne i kemi respektuar gjithmonë vendimet e arbitrave, ato janë përfundimtare dhe të parevokueshëm - nënvizon ish-lojtari i Perugias (e larguan nga Serie A pas Botërorit), i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2012. - Pavarësisht nga fakti që Moreno mund të ketë bërë gabime, pa VAR çdo fishkëllimë ishte problem. Pranonim gjithçka, edhe pse ndonjëherë rezultati ishte i dhimbshëm. E vërteta është se ne e përgatitëm mirë ndeshjen kundër Italisë. Kishim analizuar me detaje çdo lojtar italian”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI