Flash

Rikthehen makinat-bomba në Kabul, sulm ndaj tempullit me besimtarët brenda!

Lapsi.al 18 June 2022
Rikthehen makinat-bomba në Kabul, sulm ndaj tempullit me besimtarët

Një sulm ndaj një tempulli të komunitetit të vogël Sikh në Afganistan ka lënë të vdekur një besimtar dhe një anëtar të forcave talibanë.

Disa persona të tjerë mbetën të plagosur kur një makinë e mbushur me eksplozivë shpërtheu pranë godinës, brenda së cilës ndodheshin rreth 30 persona.

Ky është tempulli i fundit sikh që mban ende dyert hapur në kryeqytetin afgan. Liderët e këtij komuniteti vlerësojnë se vetëm 140 ndjekës të këtij besimi kanë mbetur në Afganistanin kryesisht mysliman, nga 100,000 të tillë që vendi numëronte ne vitet 1970.

Shumë sikhë u larguan nga vendi në prag të marrjes së kontrollit nga talebanët, sipas anëtarëve të komunitetit dhe raporteve të medias. Pas marrjes së pushtetit gushtin e vitit të kaluar, në mes të tërheqjes së forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA, talebanët pretenduan se kishin siguruar Afganistanin.

Por zyrtarët dhe ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se ekziston një rrezik i vazhdueshëm i një ringjalljeje të militantizmit. Edhe pse askush nuk ka marrë deri tani përgjegjësi për sulmin në tempull, Shteti Islamik në provincën Khorasan, një degë rajonale e ISIS-it i ka shtuar së fundi goditjet ndaj xhamive dhe pakicave në të gjithë vendin.

Komuniteti Sikh, si pakicat e tjera fetare, ka qenë një objektiv i përhershëm i dhunës në Afganistan. Një sulm i marrë përsipër nga Shteti Islamik në një tempull tjetër në Kabul në vitin 2020 vrau 25 anëtarë./ TCh

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI