Flash

Zelenskiy viziton vijën e frontit në jug të Ukrainës

Lapsi.al 18 June 2022
Zelenskiy viziton vijën e frontit në jug të Ukrainës

Gjatë një vizite në rajonin e Mykolaiv Presidenti i Ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takua me trupat ushtarake që po luftojnë në vijën e frontit jugor. Lajmi u njoftua të shtunën nga vetë zoti Zelenskiy i cili nuk dha detaje se kur e kishte vizituar këtë rajon.

Në një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Telegram shfaqej presidenti tek shpërndante medalje e pozonte për fotografi me ushtarët ukrainas, në atë që dukej të ishte një strehim nëntokësor.

"Burrat tanë trima. Secili prej tyre po punon pa ngurrim. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë e me patjetër do të fitojmë", shkruante ai.

Në fillim të marsit forcat ruse arritën deri në periferi të Mykolaivit, por më pas iu drejtuan skajeve lindore e jugore të rajonit, ku luftimet vazhdojnë.

Zyra e zoti Zelenskiy tha se presidenti vizitoi gjithashtu qytetin si dhe inspektoi një ndërtesë të administratës rajonale, shkatërruar nga një sulm me raketë nga ana e trupave ruse, në fund të muajit mars. Si pasojë 37 persona u vranë.

Presidenti vizitoi dhe një spital në Mykolaiv, si dhe vlerësoi punën e kryebashkiakut Oleksandr Senkevych dhe guvernatorin Vitaliy Kim gjatë katër muajve të agresionit rus, bëri të ditur zyra e tij në një deklaratë të veçantë./ VOA

Të këshilluara

Lufra mes sfidave të 2022 dhe automatizimit!

Koha kalon shpejt, e papritur e gjejmë veten në gjysmën e vitit! Për Lufrën, viti 2022 nisi me projekte të reja ambicioze. Në Janar, u hap dega e kompanisë ''Lu...

15:37

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI