Flash

Berlanga si Tyson: i kafshon veshin rivalit, skualifikohet 6 muaj amerikani i pamundur në karrierë

Lapsi.al 19 June 2022
Berlanga si Tyson: i kafshon veshin rivalit, skualifikohet 6 muaj amerikani i

Pesha super e mesme Edgar Berlanga është skualifikuar për gjashtë muaj nga boksi pasi kafshoi veshin e kundërshtarit të tij Roamer Alexis Angulo gjatë duelit të tyre në Madison Square Garden në fillim të këtij muaji. Boksieri 25-vjeçar u gjobit edhe me 10 mijë dollarë për sjelljen e tij tronditëse, që nuk u pa nga arbitri. Berlanga e kishte fituar ndeshjen e tij me vendim unanim (98-92, 99-91, 99-91). I njohur si "I përzgjedhuri", Berlanga është i pamposhtur në karrierën e tij (me 20 fitore radhazi, 16 me KO)

Episodi u kujtoi tifozëve kafshimin e Mike Tyson ndaj Evander Holyfield në ndeshjen e tyre të revanshit të vitit 1997 për titullin Botëror të peshave të rënda WBC. Nuk ka vlejtur për asgjë ndjesa e Berlangas të nesërmen për atë që ndodhi: "Kam reaguar keq dhe marr përgjegjësinë e plotë - shkruan ai në rrjetet sociale -. Në vazhdim do të jem më i vetëdijshëm dhe pozitiv në sjelljen time. Edhe një herë, më vjen keq".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI