Flash

Pranga 22-vjeçarit, u kap duke trafikuar emigrantë të paligjshëm

Lapsi.al 19 June 2022
Pranga 22-vjeçarit, u kap duke trafikuar emigrantë të

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, ndërsa në pranga ra një 22-vjeçar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “ROAD GUARD 26” u arrestua shtetasi Diamant Domi, i cili u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA.

Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 26”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit “Humelicë”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin D. D., duke transportuar me automjetin “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të këshilluara

Bitcoin humb 70% të vlerës në treg

Çmimi i Bitcoin-it ra nën vlerën 20 mijë dollarë të shtunën, për herë të parë që nga viti 2020. Ky është treguesi më i fundit se shitja masive e kriptomonedhave...

22:58

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI