Flash

U kap duke transportuar paratë e drogës, kush është shqiptari me 3 emra që u arrestua në Britani

Lapsi.al 19 June 2022
U kap duke transportuar paratë e drogës, kush është

Një i ri shqiptar, emigrant në Britani ka përfunduar pas hekurave pasi është kapur duke transportuar paratë që vinin nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Artenis Tërshalla, i cili sipas mediave britanike përdorte tre emra të ndryshëm, atë shqiptar, italian dhe bullgar ishte klandestin në Britani.

Mësohet se shqiptar u kap teksa udhëtonte në veri të Anglisë, ndërsa me vete kishte 4 mijë paund, një armë të ftohtë, dhe një çantë brenda të cilës u gjetën dhe mbetje kanabisi. I riu shqiptar u justifikua para policisë dhe gjykatës se makinën e kishte marrë me qira dhe se nuk e dinte se çfarë kishte brenda saj.

Po ashtu bëhet e ditur se ai kishte hapur një llogari bankare me identitetin italian, ku kishe depozituar 12 mijë paund brenda një periudhe në më pak se një vit. Aktualisht i riu shqiptar ndodhet pas hekurave.

Të këshilluara

Bitcoin humb 70% të vlerës në treg

Çmimi i Bitcoin-it ra nën vlerën 20 mijë dollarë të shtunën, për herë të parë që nga viti 2020. Ky është treguesi më i fundit se shitja masive e kriptomonedhave...

22:58

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI