Flash

"Basti i fundit" në Korçë, 4 persona procedohen penalisht

Lapsi.al 20 June 2022
"Basti i fundit" në Korçë, 4 persona procedohen

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas nga policia e Korçës. Ata ushtronin veprimtarinë e organizimit të lojërave të palejuara të fatit dhe informalitetit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Korçë

Vijon operacioni policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit dhe informalitetit.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës dhe si rezultat, në lagjen nr. 14, kanë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie, konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh. M., 51 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në një lokal bar-kafe, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Gjithashtu, këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit V. K., 50 vjeç; K. A., 28 vjeç dhe B. R., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit V. K., rezultoi se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës. Në këtë ambient, u konstatuan edhe shtetasit K. A. dhe B. R., duke luajtur bixhoz me zare, në një tavolinë të përshtatur. Në tavolinën e lojës u gjetën 9000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rama: Open Balkan as na bashkon, as na ndan

Gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës është diskutuar edhe çështja e Ballkanit të Hapur. Ndonëse kanë theksuar se ...

14:20

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI