Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Ekspertët: Varianti i ri “Omicron 5” valë të re infektimesh me covid në fund të korrikut

Lapsi.al 20 June 2022
Ekspertët: Varianti i ri “Omicron 5” valë të re

Covid-19 nuk është zhdukur. Kur të gjithë mezi po presim për t’iu drejtuar plazheve ekspertët bëjnë apel për kujdes sepse mund të jemi në nisje të një vale të re. Edhe në Shqipëri ka një rritje të shifrave të infektimeve pasi të prekurit aktivë janë dyfishuar në më pak se 1 javë.

Çfarë po ndodh?

Virologu i Universitetit Shtetëror të Milanos, Fabrizio Pregliasco thotë se covid është ende prezent dhe mjaft infektues.

“Do të na duhet të shqetësohemi edhe për një kohë. Fatkeqësisht infektimi është shumë i lartë, shumë më e lartë se fruthi dhe lija e dhenve.

“Omicron 5” po i ngre dhe do t'i ngrejë rastet e infektimeve dhe do të vazhdojmë të kemi raste të rënda në mënyrë proporcionale”- tha ai Rai Radio1.

Për të mos u infektuar “nga Omicron 5 nuk mjafton të kesh kaluar Covid dhe të kesh bërë 3 doza” shtoi Pregliasco.

"Le të themi se “Omicron 5” është 4 herë më infektues se paraardhësit e tij. Jemi në gjysmë të rrugës, kulmi i infektimeve do të jetë kah fundi i korrikut” – tha virologu që apeloi për mbajtje të maskave në rast të grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Avdullah Hoti merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte sot mes 22 shtetasve që morën nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni betimi që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës...

18:33

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI