Flash

Harta e re gjyqësore përçan avokatët, Elbasani dhe Fieri ndërpret bojkotin

Lapsi.al 20 June 2022
Harta e re gjyqësore përçan avokatët, Elbasani dhe Fieri

Bojkoti i Dhomës së Avokatisë kundër hartës së re gjyqësore ka vijuar edhe këtë të hënë në disa qytete. Në Korçë do të vazhdohet bojkoti i seancave gjyqësore edhe për këtë javë, ndërsa në Vlorë e Shkodër është paralajmëruar përshkallëzim. Ndryshe nga këto qytete Dhoma e Avokatisë në Elbasan dhe Fier ka vendosur të mos vazhdojë bojkotin e seancave gjyqësore. Demir Çiftja, kryetari i Dhomës së avokatëve, tha se pas mbledhjes avokatët në Elbasan vendosën të mos vazhdojnë bojkotet dhe të niisn nga sot proceset gjyqësore rregullisht. Po ashtu Kryetari i Dhomës së Avokatëve Fier tha se është shprehur pro përfundimit të bojkotit të seanca gjyqësore.

Harta e re gjyqësore ka sjellë debate, pasi kjo hartë penalizon qytetarët dhe avokatët. Propozimi i i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit është: 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalime vranësirash të lehta nëpë...

07:35

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI