Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Lubonja: Kurti, spektator në spektaklin e Ramës

Lapsi.al 20 June 2022
Lubonja: Kurti, spektator në spektaklin e Ramës

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar mbledhjen e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si një rikthim në klimën e nacionalizmit.

I ftuar në emisionin “Open” në Neës 24, Lubonja deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte thjesht një figurant në spektaklin e Ramës.

Analisti shtoi gjithashtu se mbledhja ishte thjesht një shoë dhe propagandë, ku liderët e dy vendeve u bashkuan në një patriotizëm të rremë për të mbuluar mëkatet.

“Këto janë propaganda e radhës, shoqëria e radhës, e spektaklit, ku mbulohet realiteti. Do të thoja se kishim një spektakël, ku Rama dallohet për mjeshtërinë e tij aktoreske, që i shërbente atij për të kaluar një situatë pak jo shumë të mirë për sa u përket raporteve me Kosovën, për shkak të “Open Balkan”, apo dhe për vëllazërinë e tij me Vuçic.

Ky ishte një kthim më klimën e nacionalizmit. Ajo që më bëri mua përshtypje ishte se çfarë i dihej ky spektakël Albin Kurtit? Ai u shfaq si figurant në këtë spektakël, shumë i zbathtë.

U mbrojtje vetëm me atë fjalën ‘hekurudha’. Kurti nuk dha shpjegim, por u mbrojt ndaj agresivitetit të Ramës. Ai u mbrojt kur tha; “jemi te procesi i Berlinit për të qëndruar”. Ai nuk u sqarua se jemi të përqendruar aty se janë këto avantazhe për Kosovën.

Çështja tjetër që kam me Albin Kurtin është se ai ka ardhur në pushtet me një premtim që ka të bëjë shumë me Shqipërinë dhe me bashkimin, çlirimin e shtetit të kapur në Kosovë. Kjo sikur ka dalë fare nga qëllimi.

Modeli i kapur është Shqipëria, ai model ishte bërë te ne. Ata bënë propagandë bashkë me Ramën. Ky vëllazërim me Edi Ramën për mua s’ka vlerë. U bashkuan në “fake patriotizëm” për të mbuluar mëkatet”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

Avdullah Hoti merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte sot mes 22 shtetasve që morën nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni betimi që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës...

18:33

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI