Flash

Rama për ‘komplotin’ kundër Albin Kurtit: Qeverinë e tij mund ta rrëzojë vetëm Albini

Lapsi.al 20 June 2022
Rama për ‘komplotin’ kundër Albin Kurtit: Qeverinë e

Edi Rama iu përgjigj pyetjes për raportimin e gazetës "Nacionale" se ai ka thënë në samitin e Open Balkan në Ohër se do ta rrëzojë Qeverinë e Albin Kurtit.

Rama, në konferencën për shtyp pas mbledhjes së përbashkët tha se vetëm Kurti mund ta rrëzojë Qeverinë e tij.

"Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër Qeverisë së vet, s’ka kush e rrëzon. Kështu që s’ka lidhje kjo", tha ai.

Paraprakisht, Rama tha se e ka një ‘lajm’ për ata që flasim për mosmarrëveshje mes tij dhe Kurtit.

‘E kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur mes dy qeverive.

Me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën’, tha ai

Të këshilluara

Rama: Open Balkan as na bashkon, as na ndan

Gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës është diskutuar edhe çështja e Ballkanit të Hapur. Ndonëse kanë theksuar se ...

14:20

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI