Flash

Samuel Eto'o dënohet 22 muaj burg për mashtrim: "Isha vetëm një fëmijë"

Lapsi.al 20 June 2022
Samuel Eto'o dënohet 22 muaj burg për mashtrim: "Isha

Skandal i ri fiskal në botën e futbollit: Samuel Eto'o, ish-lojtari i Barcelonës dhe Interit, është dënuar në Spanjë për evazion fiskal. Sipas Marcas, sulmuesi nuk i ka paguar 3.872.621 euro arkës së shtetit në periudhën kur ai ishte aktiv në radhët e blaugranave, më saktë mes viteve 2006 dhe 2009. Kamerunasi ka pranuar dënimin me 22 muaj burg. Së bashku me të u dënua edhe ish-menaxheri i tij José Maria Mesalles.

Prokuroria kërkoi fillimisht dënimin me 4 vjet e 6 muaj për Eto'o dhe Mesalles. Ekzekutimi i dënimeve sidoqoftë do të pezullohet, pasi askush nuk ka precedentë penalë dhe pjesa më e madhe e “shumës së munguar” është kthyer me kalimin e kohës.

Në gjykatë Eto'o e ka pranuar krimin: "Unë i njoh faktet dhe do të paguaj, por ju bëj të ditur se unë isha fëmijë në atë kohë dhe bëja gjithmonë atë që më kërkonte babai". Kamerunasi ka paditur edhe vetë Mesalles, duke e akuzuar ndër të tjera për përvetësim në menaxhimin e pasurisë së tij. Për Mesalles, i gjykuar si bashkëpunëtor në krim, është urdhëruar një dënim për një vit.

Për më tepër, gjobat që do të duhet të paguajnë dy të pandehurit janë të mëdha: Eto'o do të duhet të paguajë 1,810,310 euro për secilin nga katër krimet kundër thesarit publik, ndërsa përfaqësuesi i tij do të duhet të paguajë gjithsej 905,155 euro.

Evazioni fiskal daton në periudhën mes viteve 2006 dhe 2009, kur Eto'o mblodhi një shumë të madhe për transferimin e të drejtave të imazhit te Puma dhe Barcelona. Një shumë që lojtari nuk e ka deklaruar si të ardhur të tatueshme, duke ia dhënë një kompanie hungareze dhe një kompanie spanjolle duke paguar tarifa shumë të ulëta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI