Flash

Shqipëri-Kosovë pa kufij për festat zyrtare dhe në periudhën e verës

Lapsi.al 20 June 2022
Shqipëri-Kosovë pa kufij për festat zyrtare dhe në

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi tha në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë se protokolli i parë që do nënshkruhet do të arrijë që të lehtësojë qarkullimin në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë periudhës së verës. Kështu, të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të pushojnë në Kosovë dhe anasjelltas gjatë periudhës së verës, si dhe në festat zyrtare do të kalojnë në kufi pa u regjistruar për të shmangur radhën dhe vonesat në qarkullim.

“Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në ë dyja anët”-tha Çuçi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI