Flash

Aksidenti ku humbi jetën 15-vjeçari, policia prangos drejtuesin e makinës

Lapsi.al 21 June 2022
Aksidenti ku humbi jetën 15-vjeçari, policia prangos drejtuesin e

Policia e Elbasanit i ka vënë prangat një 34-vjeçari i cili akuzohet se ka përplasur ditën e djeshme me makinë një motor në të cilin udhëtonin dy 15-vjeçarë dhe si pasojë njëri prej tyre humbi jetën e tjetri u plagos.

Në pranga ra shtetasi me inicialet T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, i cili akuzohet për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe është dëmtuar pasagjeri në të;

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, 15-vjeç ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., 15 vjec ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Motit i kthjellët do të jetë dominuese në pjesën më të madhe të vendit gjatë orëvë të paradites. Sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të  vranësi...

07:20

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI