Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Ali Ahmeti zbulon çfarë i thanë Rama dhe Vuçiç në Ohër për “Ballkanin e Hapur”

Lapsi.al 21 June 2022
Ali Ahmeti zbulon çfarë i thanë Rama dhe Vuçiç

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka treguar në emisionin Pressing në T7 se çfarë ka biseduar për “Ballkanin e Hapur” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Samitin e Ohrit.

Ahmeti njihet si përkrahës i kësaj nisme, por shton se ka pasur rezervat e veta rreth kësaj çështje.

“I thashë në takim edhe Edi Ramës edhe Aleksandër Vuçiçit. Edhe përfaqësuesi i Malit të Zi ishte aty. U thashë: “Ju e keni marrë përsipër këtë çështje. Çfarë doni të arrini?

Edhe unë dua t’u jap fund pritjeve në kufi, por unë e kam kuptuar ndryshe këtë nisme. Ky është një mision që shkon drejt pajtimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Deri në Luftën e Dytë Botërore, ishin luftëra fetare. Lufta që i dha fund paqes ishte Lufta e Parë Botërore. Nëse i jeni futur kësaj rruge për të përfunduar luftën, jam para juve. Sepse kështu e kam kuptuar”, - tha Ahmeti.

“Vuçiç më tha: “Zoti Ahmeti, do na provosh pas një viti. U ktheva nga Edi. Më tha: “S’kam çfarë të shtoj. Pas një viti frytet do të shihen” – tha Ahmeti që këmbënguli se Kosova duhet të vijojë dialogun me Serbinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mike Pence të enjten në Tiranë

Ish-zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence do të vizitojë Tiranën të enjten. Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të ...

19:45

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI