Flash

Arrestohen 2 të rinjtë nga Kosova, furnizonin me drogë klubet në Dhërmi

Lapsi.al 21 June 2022
Arrestohen 2 të rinjtë nga Kosova, furnizonin me drogë klubet

Përmes operacionit policor të koduar “Room 3”është goditur një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza në Dhërmi. 2 të rinj nga Kosova janë arrestuar nga policia pasi shpërndanin këto drogëra. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” me të cilin qarkullonin T. T., 31 vjeç dhe E. K., 25 vjeç dhe gjatë kontrollit të dhomës në të cilën ishin akomoduar, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ecstasy, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Motit i kthjellët do të jetë dominuese në pjesën më të madhe të vendit gjatë orëvë të paradites. Sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të  vranësi...

07:20

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI