Flash

Padia në SPAK/ Meta: Ky sistem do të shkundet nga themeli nga 25 korriku

Lapsi.al 21 June 2022
Padia në SPAK/ Meta: Ky sistem do të shkundet nga themeli nga 25

Gjatë konferencës për mediet që mbajti paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me padinë e Halit Valterit në SPAK dhe akuzat për lobim. Kreu i shtetit tha se denoncimi për lobimin që pretendon ish-deputeti as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.

Meta tha se këto janë lajme absurde si vetë personazhet teksa paralajmëroi se i gjithë sistemi do të “shkundet” duke nisur nga 25 korriku, një ditë pasi ai mbaton detyrën e tij si president.

“Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për çështje të interesit kombëtar”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI