Flash

Policia aksion në hotelin ku kryhej prostitucion, mes të arrestuarve edhe pronari

Lapsi.al 21 June 2022
Policia aksion në hotelin ku kryhej prostitucion, mes të arrestuarve

Një operacion i policisë i koduar "Triple" u finalizua me arrestimin e shtatë personave me akuza që variojnë që nga "Prostitucioni", tek "Moskallëzimi i krimit", "Armëmbajtje pa leje" etj.

Policia njoftoi se si rezultat i operacionit, personat e mëposhtëm u arrestuan në flagrancë.

– P. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– I. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

– M. M., 35 vjeçe dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prostitucioni”;

– V. B., 54 vjeçe, D. L., 35 vjeç dhe R. S., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në njërën prej dhomave ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e prostitucionit, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, shuma parash të dyshuara të përfituara nga këto veprimtari kriminale, dy aparatura DVR, dy peshore elektronike dhe katër aparate celulare, që u gjetën në ambientet e tjera të hotelit në pronësi të shtetasit P. H." - sqaron më tej policia. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI