Flash

Aksident në aksin Gjirokastër-Sarandë, plagosen 3 pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit

Lapsi.al 22 June 2022
Aksident në aksin Gjirokastër-Sarandë, plagosen 3 pasagjerët

Një aksident ka ndodhur në në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, ku si pasojë janë plagosur katër persona.

Automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin N. A., është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F. dhe janë plagosur drejtuesi i mjetit të dytë dhe 3 pasagjerët.

"Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër. Për pasojë janë dëmtuar lehtë  drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njoftuan policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI