Flash

Allegri denoncon ish-mikeshën e tij: i ka përdour për vete paratë e dhëna për djalin e tyre

Lapsi.al 22 June 2022
Allegri denoncon ish-mikeshën e tij: i ka përdour për vete

Claudia Ughi, ish-partnerja e Massimiliano Allegrit, akuzohet për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare dhe, më 5 korrik, do të dalë në sallën e gjyqit, në Pallatin e Drejtësisë 'Bruno Caccia' në Torino, për seancën paraprake. Gruan e ka paditur pikërisht trajneri i Juventusit, i përfaqësuar nga avokati Pietro Gaetano Nacci Manara, që pretendon se Ughi i ka përdorur paratë për mirëmbajtjen e djalit njëmbëdhjetë vjeçar të të dyve, për vete dhe për të paguar tarifat universitare të vajzës së saj. Ughi, e mbrojtur nga avokati Davide Steccanella dhe nga avokati Paolo Davico Bonino, hodhi poshtë të gjitha akuzat, ndërsa dosja përfundoi në tryezën e prokurorit Davide Pretti i cili pas padisë koordinoi hetimet e Guardia di Finanza.

Nga hetimi u zbulua se ishin mbi 200 mijë euro shpenzime të panevojshme nga 600 mijë euro që Ugi kishte marrë pas përfundimit të lidhjes, e cila zgjati 13 vjet dhe përfundoi në vitin 2017, me Allegrin. Të dy kishin arritur një marrëveshje në gjykatën civile të Torinos, ku trajneri i Juventusit mori përsipër të paguante dhjetë mijë euro në muaj për mbajtjen e djalit të tij. Në vitin 2021, meqë nuk ishte ulur në asnjë pankinë prej dy vitesh, Allegri kishte kërkuar uljen e shifrës në pesë mijë euro. Kërkesa u refuzua. Nga këtu nisi padia kundër Ughit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI