Flash

Calhanoglu bën 'armikun' e gabuar: "Ibra është 40 vjeç, nuk i përgjigjem"

Lapsi.al 22 June 2022
Calhanoglu bën 'armikun' e gabuar: "Ibra është 40

Hakan Calhanoglu nuk ka filtra kur flet për Interin, Simone Inzaghin, Milanin dhe për marrëdhënien me Ibrahimoviçin, sidomos pas mesazh-ngacmimit të suedezit gjatë festimeve për titullin e kuqezinjve. “Ibra nuk është 18 vjeç, është 40 vjeç: Nuk do të bëja gjëra të tilla në atë moshë. Këtë vit praktikisht nuk luajti, nuk kontribuoi në titull. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk më intereson. Ai ka shkruar edhe për mua në librin e tij, duhet t'i shkruante këto gjëra përndryshe do të kishte qenë bosh. Nuk do t'i përgjigjem", thotë mesfushori turk për Tivibu Spor.

Më pas ai i rikthehet ndryshimit të fanellës verën e kaluar: "Shumë e vështirë, por ishte shansi im për të shkuar në ekipin kampion të Italisë. Më pas fitoi ish-skuadra ime dhe u duk se ishte faji im. Mendoj se dhashë një kontribut të mirë me asist dhe gola, mbështetja e tifozëve më ndihmon shumë: kam luajtur për katër vite me Milanin dhe asnjë tifoz nuk e ka thirrur kurrë emrin tim siç ndodh sa herë që bëj nxemjen para ndeshjeve me Interin”.

Calhanoglu shumë i drejtpërdrejtë kur flet për derbin e fazës së dytë në kampionat: “Interi është shumë më i fortë se Milani, por ajo ndeshje ndryshoi në minutën e 75', kur ishte 1-0 për ne, kur unë dhe Perisic u zëvendësuam. Trajneri kontribuoi në humbje, edhe ia thashë madje”. Por pastaj mesfushori turk i përmirësoi gjërat me fjalët për Inzaghin: "Një person i mirë, ai e kupton futbollin dhe është shumë afër ekipit. Këmbëngulja e tij ishte e rëndësishme për vendimin tim për të zgjedhur Interin".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI