Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Fraza homofobe e raciste gjatë një video-loje, Red Bull përjashton pilotin e tij: "Tolerancë zero"

Lapsi.al 22 June 2022
Fraza homofobe e raciste gjatë një video-loje, Red Bull

Pak më shumë se një muaj më parë në Barcelonë ai mori pjesë në seancën e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Spanjës në timonin e RB18 të drejtuar zakonisht nga Sergio Perez, por qendrimi i Juri Vips në familjen e madhe të Red Bull është në rrezik të madh, nëse nuk ka mbërritur në fund. Ndërsa merrte pjesë në streaming e një video-loje "me luftë" shumë të famshme, piloti 21-vjeçar estonez u lëshua në fraza homofobike dhe raciste. Një gjuhë e papranueshme që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Red Bull, përmes një deklarate që përjashton efektivisht Vips nga planet e skuadrës.

"Red Bull Racing ka pezulluar me efekt të menjëhershëm pilotin e tij të ri Juri Vips nga çdo pozicion në ekip, në pritje të një hetimi të plotë për incidentin. Si organizatë ne dënojmë çdo lloj abuzimi dhe zbatojmë një politikë me zero tolerancë ndaj gjuhës dhe sjelljes raciste mes anëtarëve tanë”. Ky është teksti i komunikatës me të cilën skuadra austro-britanike në fakt i jep duart pilotit, që në vitin 2018 e kishte përfshirë në programin e tij për të rinjtë, nga i cili dolën shumë pilotë apo kampionë të vlefshëm si Max Verstappen.

Një goditje shumë e rëndë për karrierën e Vips, aktualisht në vendin e shtatë në kampionatin e Formula 2 (përvojë në këtë pikë po aq në rrezik, pa mbështetjen e RB), veçanërisht pas debutimit të fundit në fundjavën e GP së Spanjës, edhe pse vetëm në raundin e parë të provave të lira dhe i kufizuar në një program testimi që nuk përfshinte mundësinë e drejtimit me shpejtësi të plotë. Në çdo rast, një shans i parë, në këtë pikë i destinuar për të mos patur të tjerë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI