Flash

Ishte nisur nga Durrësi, shqiptari kapet në Itali me 24 kg heroinë

Lapsi.al 22 June 2022
Ishte nisur nga Durrësi, shqiptari kapet në Itali me 24 kg

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ancona, Itali.

Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari zbriti nga trageti me 24 kilogram heroinë të fshehura në makinë.

Ai sapo kishte zbritur nga një anije e cila ishte nisur nga Durrësi, kur Mercedesi i tij u kontrollua.

50-vjeçari u vu në pranga gjatë operacionit antidrogë të kryer nga Guardia di Finanza brenda portit Doric dhe u dërgua në Montacuto në pritje të seancës dëgjimore.

Droga ishte e ndarë në 43 pako, të cilat u gjetën në një ndarje poshtë sediljes së pasagjerit. Makina u sekuestrua së bashku me drogën, shkruajnë mediet italiane. 

50-vjeçari konsiderohet nga hetuesit si “korrier” i përdorur vetëm për transportimin e drogës.

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Delvinë

Një makinë është djegur pak pas mesnatës në Delvinë. Policia bën me dije se ngjarja la ndodhur rreth orës 00:50 në lagjen “9 nëntori”. Makina tip “Suzuki”...

08:25

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI