Flash

Kosto të dyfishuara në krahasim me preventivin e 2013-ës: ja sa janë shpenzuar për Olimpiadën e Tokios

Lapsi.al 22 June 2022
Kosto të dyfishuara në krahasim me preventivin e 2013-ës: ja sa

Kosto për organizimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios, të mbajtura në 2021 pas një viti shtyrje, është përcaktuar në 1,423 miliardë jen, ekuivalente me diçka më pak se 10 miliardë euro. Kjo u konstatua nga Komiteti Olimpik në përfundim të një verifikimi të komunikuar gjatë mbledhjes së fundit të Ekzekutivit, shpërbërja e të cilit pritet në fund të muajit. Parashikimi fillestar i kostos për Lojërat ishte 1,644 miliardë jen dhe ulja me 220 miliardë jen (1.5 miliardë euro) nga shuma e vlerësuar në dhjetor është për shkak të një lehtësimi të barrës nga qeveria metropolitane.

Vëmendja tani është përqendruar në përdorimin e impianteve të ndërtuara posaçërisht për këtë ngjarje, dhe promovimin e eventeve të reja sportive në kryeqytetin japonez, për të 'justifikuar' përpjekjen e madhe financiare që - emergjenca shëndetësore e shkaktuar nga pandemia Covid, e bëri atë edhe më të kotë. Konkretisht, sipas statistikave përfundimtare, në Lojërat Olimpike Verore morën pjesë një rekord prej 11,420 sportistësh, ndërsa në Paraolimpiadë, një rekord i ri prej 4,403 para-atletësh. Mungesa e spektatorëve, apo ardhja e turistëve të huaj, për shkak të ndalimit të vendosur nga masat anti-Covid, i privoi organizatorët nga të ardhura prej 90 miliardë jenësh (630 milionë euro) për shkak të mosshitjes së biletave. Projekti fillestar i listuar nga komiteti i Tokios në vitin 2013, kur ishte ende vetëm një qytet kandidat, kishte vlerë rreth 734 miliardë jen, ekuivalente me 5.1 miliardë euro.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI