Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Zonave pranë Butrinit u hiqet mbrojtja, Margariti: Janë 800 hektarë në “Bathoren” e Ksamilit

Lapsi.al 22 June 2022
Zonave pranë Butrinit u hiqet mbrojtja, Margariti: Janë 800

Ministrja e Kulturës Elva Margariti në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë u pyet ndër të tjerat për statusin e parkut të Butrintit, në veçanti për një zonë rreth 800 hektarë që ka humbur statusin e tij të mëparshëm. Margariti ka mohuar se do të ketë ndërtime në Parkun e Butrintit dhe në zonën e pambrojtur afër tij, ndërsa do të bëhet vetëm një qendër vizitoresh për të arritur standardet botërore.

“Plani i Butrintit ka vendosur në vëmendje për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura, aty ku kanë humbur statusin. Zona e hequr prej 800 hektarësh është zona e Ksamilit, që shpesh e kemi quajtur Bathorja e Butrintit. Kjo është një zonë e deklaruar dhe me potenciale arkeologjike. Nga 2014 e më pas kemi vendosur një kuadër të qartë ligjor, ku kemi parë mungesën e potencialit. Nuk prekim asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit, ajo vazhdon e ka të njëjtin status, është status i një objekti fetar. Nuk ka rishikime të zonës për të hapur rrugën këtyre veprimeve. Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë, përvecse shikimit për qendrën e vizitorëve, që është një aset i munguar dhe i nevojshëm. Si i tillë do të shihet brenda të gjitha kritereve. Synimi ynë është ta kthejmë parkun në një park karbon-free”, u shpreh ministrja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të...

07:57

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI