Flash

2100 regjistra të dëmtuar, prokuroria sekuestron listën e punonjësve që kanë pasur akses në arkivin e Kadastrës Tiranë

Lapsi.al 23 June 2022
2100 regjistra të dëmtuar, prokuroria sekuestron listën e

Prokuroria e Tiranës ka nisur sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjiistrat e pronësisë në Kadastrën e Tiranës. Hetimet për Kadastrën e Tiranës kanë nisur pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame për abuzimet, prokuroria nisi hetimet për veprat penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘zhdukje e vjedhjeve të dokumenteve’. Abuzimet më të mëdha janë bërë me pasuritë në zonat në zhvillim të kryeqytetit, si Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Ndroq, Shëngjergj, Kamëz, Vorë, Bathore, Babrru etj.

I njëjti skandal është konstatuar edhe në Kadastrën e Durrësit, ku shkrirja e saj dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet nxorën një raport ku konstatohej se vetëm 15% e dosjeve ishin pa probleme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI