Flash

Berisha për protestën: Më 7 korrik gjithë Tirana do të derdhet në shesh

Lapsi.al 23 June 2022
Berisha për protestën: Më 7 korrik gjithë Tirana do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi sërish sot qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut në orën 19:00.

Duke folur në hyrje të Kuvendit, ai tha se protesta do të jetë ndaj qeverisë dhe ndaj Parlamentit.

“Thelbi i asaj tryeze të djeshme ishte një dhe vetëm një: protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh. Tirana e tëra do të derdhet në shesh. Do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit”, u shpreh Berisha.

Sipas tij “Kjo nuk është vetëm një protestë e PD-së, e shoqërisë civile. Duhej që data të gjente një miratim të plotë nga shoqëria civile. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet”. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI