Flash

"Është grabitës pronash"/ Balla akuza ndaj Berishës: Spak ka nisur procedimin

Lapsi.al 23 June 2022
"Është grabitës pronash"/ Balla akuza ndaj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar kreun e PD-së Sali Berisha, grabitës pronash. Balla tha se Berisha ka grabitur një kompleks në qendër të Tiranës dhe se sipas tij SPAK ka nisur hetimet për këtë çështje. Po ashtu, kreu i grupit parlamentar socialiste se do të çonte dokumente shtesë për këtë dosje.

“Po fliste një grabitës pronash i paimagjinueshëm dhe pas 31 vitesh në politikë paska ardhur dita që ky grabitësi i kërkon ndjesë pronarëve , Ky që ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në Dhërmi. E ftoj parafolësin tu shpjegojë shqiptarëve, si ka mundësi që ky është pronar tokash në Dhërmi, apo aty ku janë të gjithë raca e këtyre tek Gjiri i Lalzit…Datën e lindjes se çoi nga korriku në nëntor që ta kishte afër shokut Enver. Ky grabitësi i pronave grabiti kompleksin ‘Partizani’, dhe i bëj thirrje SPAK meqë më ka informuar se ka nisur procedimin, nesër do çoj dokumente shtesë se si është vjedhur prona. Ky që u betua se çdo të bëjë betimet e PD. Është thjesht një mbetje e regjimit komunist në jetën politike të vendit”, tha ai

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI