Flash

Inflacioni post-Covid fundos Inter e Milan për projektin San Siro: trefishohet kosto, nga vlerësimi fillestar

Lapsi.al 23 June 2022
Inflacioni post-Covid fundos Inter e Milan për projektin San Siro:

Ende probleme për San Siron e ri. Alarmi është ngritur nga Massimo Ferrari, këshilltari i bordit drejtues të Milanit, i cili theksoi se kostoja e projektit duhet të rishikohet tërësisht, për shkak të rritjes së kostove të prodhimit. Fillimisht, preventivi për të gjithë ndërhyrjen urbane arrinte shumën e 1.2 miliardë euro, nga të cilat 600 - 700 milionë vetëm për impiantin sportiv. Por me cmendjen e kostove të lëndëve të para dhe rritjen e inflacionit, shpenzimet janë trefishuar, duke arritur në mbi 3 miliardë euro.

Një pengesë e re për kryebashkiakun Giuseppe Sala dhe për dy klubet, që e bën gjithnjë e më konkrete mundësinë që Milan të vendosë të lëvizë për një stadium të tij në pronësi në Sesto San Giovanni. Një mënyrë më e thjeshtë: tokë private, zero kufizime arkitektonike dhe urbanistike dhe asnjë marrëveshje për t'u arritur me kryetarin e bashkisë. Një zgjidhje që do ta linte problemin në duart e Interit, me të cilin mund të mendohej ende një stadium në bashkëjetesë. Stadiumi i Milanit është një projekt me interes të madh për vetë Ferrarin. Menaxheri i kuqezinjve është gjithashtu menaxheri i përgjithshëm i WeBuild, gjiganti italian i ndërtimit i lindur nga bashkimi i Salinit, Impregilos dhe Astaldit.

Grupi tashmë ka një përvojë të gjerë në stadiumet e futbollit, pasi ka ndërtuar ambientet futuristike për Kupën e Botës në Katar këtë vit. WeBuild gjithashtu ka kryer tashmë një projekt për t'i shërbyer zonës Sesto San Giovanni me transport publik modern. San Siro ka tashmë linjën e nëndheshme M5, e njëjta që me fondet e PNRR do të shtrihej në Monza. Italia është terren pjellor për fonde të mëdha investimi, të tërhequr nga mundësitë e mëdha të pronave të paluajtshme, duke qenë se ka shumë skuadra të Serie A duhet të rindërtojnë ose rregullojnë stadiumet e tyre.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI