Flash

Kryemadhi e ashpër me Bashën: Berishës ia futi këlyshi, LSI-së i vodhën 4 mandate

Lapsi.al 23 June 2022
Kryemadhi e ashpër me Bashën: Berishës ia futi këlyshi,

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi se numëruesit e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit kanë shitur katër mandate të LSI-së duke ia dhënë socialistëve.

Ajo deklaroi në MCN se Lulzim Basha ka bërë pazar me gjakun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka ndërruar fletët e votimit.

“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. 4 mandate ia vodhi PD-ja, LSI-së dhe ia dha PS-së.

I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. Sali Berishës ia futi këlyshi i vet. Këlyshi u bë buçe, e shqeu”, - tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Analiza e BBC/ Frustrimi ballkanik me BE-në

Ukraina pritet të miratohet si kandidate për BE në një samit të liderëve në Bruksel, pasi Komisioni Evropian dha dritën jeshile. Ukraina aplikoi disa ditë pa...

15:39

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI