Flash

Kryeministri bullgar shuan shpresat për heqjen e vetos: Asnjë shans për këtë samit

Lapsi.al 23 June 2022
Kryeministri bullgar shuan shpresat për heqjen e vetos: Asnjë shans

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim. Tanimë në cilësinë e ish-kryeministrit, i qëndron qëndrimit të tij se parlamenti duhet të miratojë një rezolutë që lejon heqjen e vetos, bazuar në miratimin e propozimit të Presidencës franceze. Duke folur me gazetarët në pragun e samitit të BE, Petkov shpjegoi se kur parlamenti bullgar jepte dritën jeshile për heqjen e vetos, vetëm atëherë ai do të bënte lëvizjen e tij që duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris.

 “Kjo është ajo që do t’u them liderëve të BE-së”, tha ai.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI