Flash

Ndihesh burrë apo grua… nis revolucioni i Federatës gjermane: "Transgjinorët mund të zgjedhin ku duan të luajnë"

Lapsi.al 23 June 2022
Ndihesh burrë apo grua… nis revolucioni i Federatës gjermane:

Hap i ri përpara për të drejtat Lgbtq+ në futboll. Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar se tani e tutje personat transgjinorë, interseksorë dhe jobinarë do të jenë të lirë të zgjedhin vetë nëse do të jenë pjesë e ekipeve të femrave apo meshkujve. Rregulli i ri do të zbatohet nga sezoni i ardhshëm dhe do të përfshihet në rregulloren e ndeshjeve, në fushën e të rinjve dhe në futsal-in amator.

Në një shënim, federata saktësoi se “do të aplikohet për personat transgjinorë sportivë, të cilët tani e tutje, në një moment të caktuar, do të mund të ndryshojnë skuadër ose do të mbeten në ekipin ku kanë luajtur më parë”, duke shtuar më pas se “kur në sport nuk ka pasoja në shëndetin e personit që po merr ilace, ai person mund të marrë pjesë në garë, motiv për të cilin rregullorja e re e përjashton dopingun”. Kryetarja e futbollit të femrave Sabine Mammitzsch komentoi: "Prej kohësh Shoqatat shtetërore dhe rajonale, por edhe individë të rëndësishëm, kanë vënë në dukje pasiguritë për mënyrën e menaxhimit të pjesëmarrjes sportive të personave transgjinorë, interseksorë dhe jobinarë. Prandaj, është i mirëpritur prezantimi i një rregulli kombëtar dhe global mbi të drejtën e ushtrimit të sportit".

Një vendim shumë i rëndësishëm për sa i përket të drejtave të njeriut, duke pasur parasysh vështirësitë e botës së futbollit për t'u hapur në këtë lloj teme. Nuk është rastësi që kjo ka ndodhur në Gjermani, ku rregullat e reja janë testuar që nga viti 2019: "Përvoja ka treguar se kjo nuk rrezikon integritetin e garës. Në fund të fundit, të gjithë njerëzit kanë forca dhe aftësi fizike të ndryshme që çojnë vetëm në suksesin e ekipit në tërësi, pavarësisht nga gjinia”. Federata Gjermane e Futbollit ka deklaruar se shoqatat e saj shtetërore dhe rajonale do të emërojnë individë të cilët, të ndihmuar nga zyrtarët lokalë kundër dhunës dhe anti-diskriminimit, do të punojnë ngushtë me atletët që nuk janë tamam të gjinisë për të siguruar që e drejta e tyre për të praktikuar dhe konkurruar në futboll të respektohet. Lajmi vjen në kontrast me vendimin e marrë nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve Ujore dhe Liga Ndërkombëtare e Rugbit, e cila së fundi vendosi një ndalim për femrat transgjinore që të marrin pjesë në garat dhe kompeticionet femërore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI