Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Rama: Fitova mandatin e tretë dhe BE ende nuk i ka hapur negociatat

Lapsi.al 23 June 2022
Rama: Fitova mandatin e tretë dhe BE ende nuk i ka hapur negociatat

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën e përbashkët me presidentin serb dhe liderin e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE në Bruksel. Rama u shpreh se nuk është vetëm Bullgaria pengesë për anëtarësimin, por mbi të gjitha fryma e deformuar e zgjerimit.

Rama: Do ta vlerësonim nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, pavarësisht se në kate të ndyrshme, po në dhomën e ndenjes qëndrojmë së bashku.

Tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut. Ishte Maqedonia njëherë e një kohë dhe 17 vite më vonë është ende në pritje si kandidate për çeljen e negociatave, ndryshoi edhe emrin por nuk bëri dallim. Imagjino të ndryshojë Franaca apo Italia emrin. M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljn e bisedimeve dhe ishte shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Por është fryma e deformuar e zgjerimit dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj, pra fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti te marrja peng nga një shtet. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI