Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Rama në Bruksel: Open Balkan mishëron shpirtin europian

Lapsi.al 23 June 2022
Rama në Bruksel: Open Balkan mishëron shpirtin europian

Interesimit të gazetarëve të huaj para nisjes së samitit të Brukselit mbi bashkëpunimin rajonal, Edi Rama iu përgjigj me projektin e tij të preferuar, Open Balkan.

Sipas Edi Ramës, Open Balkan bën të mundur që Ballkani të mos mbetet mbrapa dhe se ky projekt mishëron shpirtin europian.

"Open Balkan është një përgjigje e vërtetë në një situatë, ndërsa rruga e integrimit do të vazhdojë sigurisht, pasi nuk ka alternativë tjetër. Por, një shpirt europian duhet të ndërtohet në rajonin tonë, që rajoni të mos mbetetet mbrapa" - u shpreh Rama.

"Open Balkan është i hapur për të gjithë." - shtoi kryeministri.

Komentet e Edi Ramës erdhën pasi ai foli ashpër kundrejt Bullgarisë dhe shteteve të unionit europian, ku tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po merren peng nga një vend i NATO-s, ndërsa BE po tregon impotencë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI