Flash

Rama pas samitit: Shqiptarët nuk heqin dorë nga Bashkimi Europian

Lapsi.al 23 June 2022
Rama pas samitit: Shqiptarët nuk heqin dorë nga Bashkimi Europian
Pas përfundimit të samitit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e përbashkët të gjithë liderve që morën pjesë. Kryeqeveritari shihet përkrah kancelari gjerman Scholz dhe kryeministrit bullgar, tashmë të rrëzuar, Kiril Petkov. Në foton e postuar Rama thotë se Shqipëria nuk dorëzohet dhe do të vijojë të punojë për të qenë një anëtare të mirë të BE-së.
  “Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane. Përjashtim bëjnë zonat ...

07:20

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI