Flash

Video/ Protestoi ndaj arbitrit për një karton të kuq, ndërhyn policia: lojtari del nga fusha me pranga

Lapsi.al 23 June 2022
Video/ Protestoi ndaj arbitrit për një karton të kuq,
Nga ndeshja te prangat. Vinicius Leandro, lojtar brazilian, u arrestua pas një ndeshje dhe u largua nga fusha me pranga. Mbrojtësi kishte protestuar te arbitri sepse nuk ishte dakord për kartonin e kuq, por situata u përkeqësua dhe policia ndërhyri dhe e mori lojtarin me duar të lidhura. Gjithçka ndodhi gjatë një ndeshje mes Real Noroeste dhe Nova Venecia, klube që luajnë në Serinë D të Brazilit. Venecia e fitoi ndeshjen, por nuk munguan protestat, si gjatë lojës ashtu edhe më pas, për shkak të disa vendimeve të arbitrit. Në pjesën e parë, për shembull, arbitri dha një penallti të dyshimtë dhe më pas nxorri me të kuqe portierin e Real, gjë që zgjoi zemërimin e bashkëlojtarëve. Gjatë pushimit, polemikat vazhduan dhe madje presidenti i Noroestes doli në fushë për të debatuar me arbitrin dhe ai që e ndaloi ishte vetë Vinicius. Mbrojtësi bllokoi drejtuesin, por në fund të ndeshjes ai mori vetë të gjithë skenën dhe në mënyrën më të keqe. I mërzitur nga disfata e skuadrës së tij, Leandro shkoi të ankohej te arbitri, por gjërat nuk shkuan siç e priste. Djali filloi të sulmonte arbitrin dhe asnjë nga shokët e tij nuk arriti ta ndalonte. Në atë moment ndërhyri policia, por lojtari vazhdoi të protestojë, i vendosur t'i bënte të ditur gjyqtarit mendimin e tij, por përfundoi keq. Vinicius Leandro në fakt është larguar nga fusha me pranga. Qendërmbrojtësi u arrestua për pretendimin të “mungosës së respektit” ndaj policisë. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët lokalë dhe mediat lokale. Mësohet se lojtari u ndalua nga policia dhe u largua nga fusha e lojës me pranga para të gjithë të pranishmëve, duke bërë rezistencë. Më pas ai është marrë me makinën e patrullës dhe ka mbërritur në komisariatin e Nova Venecias, ku ka dëshmuar. Më në fund, pas disa orësh, Vinicius është lënë i lirë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI