Flash

Vrasja e të riut nga Dibra në Gjermani, flet miku i tij: Ishte me një shqiptare që kishte lidhje me pronarin e tij...

Lapsi.al 23 June 2022
Vrasja e të riut nga Dibra në Gjermani, flet miku i tij: Ishte me

Viktima 24 vjeç i një përleshje me thika që ndodhi në Harburg të Gjermanisë, ishte i riu nga Dibra, Blerim Kola.

Gazeta gjermane Bild raportoi se Kola mbeti i pajetë prej goditjeve të njëpasnjëshme me thikë që ai mori nga një shtetas 36-vjeçar i Maqedonisë së Veriut.

Të dy njiheshin prej kohës, ndërsa ishin takuar për të sqaruar një konflikt që kishin me njëri-tjetrin, por ky sqarim degradoi në sherr ku maqedonasi i nguli thikën të riut shqiptar.

Ditën e sotme mikut i tij tha për News 24 se dyshohet se vrasja e tij ka ardhur si pasojë e një sherri ose për shkak të një lidhje që kishte me një vajzë shqiptare të cilën e kishte qejf pronari ku punonte.

"Ka dy dyshime pse ka ndodhur vrasjet ose për para, apo për një lidhje me një vajzë nga Shqipëria, e cila dyshohet se ka qenë në një lidhje me shefin e tij. Ata kanë patur dhe një sherr më parë, janë dënuar ti qëndrojnë 500 metra larg Blerimit", tha miku i tij.

Të këshilluara

Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Nga Astrit Patozi Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që...

19:25

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI